Kumbulla është një çështje mes Interit dhe Lazios

0
Gjigandi

Marash Kumbulla është një çështje mes Interit dhe Lazios, ose më saktë ishte. Oferta e fundit e zikaltërve do e bëjë klubin kryeqytetas të dorëzohet, me shumë mundësi. 

Të hënën, Claudio Lotito është takuar me presidentin e Hellas Verona, Setti, dhe i ka bërë ofertën e re. Oferta e parë, 20 milion euro plus kartonin e Andre Anderson, është rritur me dy milionë të tjera, duke e nxjerrë Lazion nga vetja.

Klubi italian nuk është nga ato që shpenzojnë shumë, por Kumbulla po i detyron ata të bëhen pjesë e një ankandi që me shumë mundësi do të nxjerrë fitues Interin.

“Corriere dello Sport” raporton se Marotta ka bërë një ofertë më të mirë, në çdo aspekt. 30 milion euro në arkat e Hellas Verona, kartoni i Eddy Salcedo, sulmuesi 18-vjeçar që aktualisht është i huazuar në ekipin ku luan Marash Kumbulla, dhe një lojtar tjetër. Sikurse kuptohet, Interi është një hap përpara…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu