Kultivonte kanabis, pranga të riu në Mamurras, iu gjet edhe një armë gjahu

0
Gjigandi

Një 25-vjeçar nga Mamurrasi është arrestuar nga policia për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrolleve me anë të droneve, por edhe në këmbë policia ka konstatuar të kultivuara në fshatin Goleme në Mamuuras në një pronë publike, disa bimë narkotike cannabis sativa.

Blutë e Kurbinit thotë se në pranga është vënë shtetasi me iniciale E.Z., të cilit gjatë kontrollit të banesës, iu gjet dhe një armë gjahu pa leje, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu