Kukësi-Austria e Vjenës, pritet atmosferë elektrizuese në ‘Elbasan Arena’

Kukësi luan ditën e enjte në stadiumin ‘Elbasan Arena’ ndeshjen e kthimit kundër Austrisë së Vjenës të vlefshme për turin e dytë dytë eliminator në Europa League.

Pavarësisht disfatës 1-0 përballë Austrisë së Vjenës, por mbi të gjitha loja e skuadrës në pjesën e dytë bëjnë që te veri-lindorët të kenë ende besim te kualifikimi.

Në sfidën e kthimit në ‘Elbasan Arena’, Kukësi do të ketë edhe avantazhin e rikthimit të tifozëve në stadium të cilët priten të jenë të shumtë në numër.

Klubi ka njoftuar se çmimet e biletave në tribunat D,E,F dhe G3 do të jenë 400 lekë, ndërsa në tribunën qendrore A dhe B nga 2.000 lekë të reja.

Shitja ka nisur online, ndërsa për t’ia lehtësuar tifozëve blerjen e biletave, janë përcaktuar edhe tre pika: në Tiranë, pranë stadiumit “Selman Stërmasi”, në Elbasan pranë biletarisë së Stadiumit “Elbasan Arena” dhe në qytetin e Kukësit.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *