Kukësi-Austria e Vjenës, flet presidenti Safet Gjici

Kukësi luan ditën e enjte në stadiumin ‘Elbasan Arena’ ndeshjen e kthimit kundër Austrisë së Vjenës të vlefshme për turin e dytë eliminator në Europa League.

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici është i bindur që ekipi veri-lindor do ta përmbysë disavantazhin e lehtë 1-0 të ndeshjes së parë.

Në ndeshjen e parë ishim të pafat dhe për të qenë realistë duhej të përfundonte në barazim. Nuk ka faj askush, as Emini për rastin e humbur në fund. Paraqitja e skuadrës në pjesën e dytë të lojës na jep besim se mund ta përmbysim situatën në ndeshjen e kthimit dhe pavarësisht se Austria e Vjenës është një ekip i madh. Ne të gjithë mendojmë se mund të kalojmë në turin e tretë. Nuk kemi aspak presion dhe skuadra është e qetë. I kam kërkuar lojtarëve të luajnë ashtu si në pjesën e dytë në Vjenë. Nëse shënojmë në pjesën e parë, kemi shanse të mira”.

Presidenti i Kukësit i ka bërë thirrje tifozëve të jenë të shumtë në numër për të mbështetur ekipin drejt suksesit në turin tjetër të Europa Leagues.

Kërkoj që tifozët të na mbështesin ndaj Austrisë së Vjenës. Jo vetëm ata që bëjnë tifo për Kukësin, por të gjithë sportdashësit, sepse me turet që kemi kaluar në Europë gjatë këtyre viteve i kemi dhënë një imazh ndryshe futbollit shqiptar. Kur luajmë në kupa, nuk përfaqësojmë vetëm klubin tonë, por të gjithë vendin. Për këtë arsye ka ndodhur që huazuam lojtarë nga Skënderbeu, Tirana na u gjet pranë për fushat stërvitore, ndërsa Federata e Futbollit dhe presidenti Duka na kanë ndihmuar me udhëtimet me çarter. Nuk bëhet fjalë për aleanca, por për bashkëpunim në të mirën e futbollit tonë. Si president i Kukësit do të bëja të njëjtën gjë nëse nuk do të luanim në Kupa do ti huazoja të gjithë lojtarët për të përforcuar ekipet që na përfaqësojnë në Europë.”, përfundoi Gjici.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *