Kujtim Shala: Nuk kam aspak pretendime të kyqem në FFK, mos u frikëso djalosh!

0
Gjigandi

Legjenda e futbollit të Kosovës, Kujtim Shala, ka befasuar me një shkrim në profilin e tij në facebook në lidhje me komentatorin Andin Lokaj. 

“Reagim! Andin Lokaj, do me dal bashkëlojtar i Maradonës! Andin, pash Zotin, kur u bëre mi vlerësuar yjet e futbollit. Qe 5-6 vjet, me sa e dij këqyrë futboll! Tregoma karrierën si futbollist, se nuk pasmi ni për ty! Ta dijmë.

E mu dhe Fadil Vokrrin na kanë vlerësu trajnerët e mëdhenj, si dhe futbollistët me nam botëror!
Edhe nuk kam aspak pretendime të kyqem në FFK, mos u frikëso djalosh! Unë jetoj e veproj në Gjermani, e ju kryeni punën e zëdhënësit! Siç thonë në Gjakovë, hajt bac tu rrit mendja!

Me respekt për dashamirët e miqtë e futbollit, Kujtim Shala”, shkruan Shala në profilin e tij në facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu