Kufizimi i fluturimeve, aeroporti “Nënë Tereza” pushon nga puna 52 punonjës

0
Gjigandi

Aeroporti “Nënë Tereza” në vend pushon nga puna plot 52 punonjës.

Përmes një letre dërguar edhe ministrisë së Financave, ky aeroport lajmëron pushimin nga puna të këtyre punonjësve, pas vështirësive të shkaktuara nga Covid-19, si pasojë e e kufizimit të fluturimeve dhe mbylljes së kufijve ajëror.

Në shkresën që mban datën 11 qershor 2020, thuhet se kjo është një masë e detyrueshme për të parandaluar humbjet e mëtejshme dhe për të siguruar vazhdimësinë e biznesit.

Në total ky aeroport ka 528 punonjës, ndërkohë që të pushuarit nga puna do të njoftohen edhe individualisht për të marrë pjesë në takime këshillimi që do të zgjasin 30 ditë nga shpallja e këtij njoftimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu