Kthehet në tragjedi dasma në Tetovë

Mbrëmë në spitalin e Tetovës është dërguar me lëndime në këmbë 38 vjeçarja nga Reçica e Vogël, e cila ka thënë se lëndimet i ka marrë gjatë ceremonisë së dasmës në oborrin e shtëpisë së M.N.(44).

Ai duke përdor armën e markës “Zig zauer 229″ kalibër 9 mm, për të cilën kishte pasur leje për mbajtjen e armës, ka shkrepur disa plumba nga të cilat njëra prej tyre ka goditur edhe këmbën e 38 vjeçares , duke i shkaktuar lëndime serioze.

Personi i cili kishte përdorur armën është arrestuar, ndërsa pas konsultimit me prokurorin publik ai është liruar.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet hajni në Deçan

Një person është arrestuar mbrëmë në Deçan, pasi që kishte kryer një vjedhje të rëndë. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *