Kryetari i FC Prishtinës siguron 11 mijë teste të COVID-19

0
Gjigandi

“Jemi angazhuar të i sigurojmë 11 mijë teste për COVID-19 për futbollin”, ka theksuar dje drejtpërdrejt, kryetari FC Prishtina, gjatë një emisioni televiziv ku prezent ishte edhe doktori Lul Raka.

“Jemi konsultuar me të gjithë, pa dashur të bëjmë ndonjë gabim. Një mijë teste do t’i dedikohen Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, kurse për futbollin do të ketë mjaftueshëm”, ka thënë Ejupi.

“Edhe me dy afaristë të mëdhenj që janë në Gjermani, do të arrijmë të sigurojmë rreth 20 mijë teste. Një pjesë e testeve kanë arritur, dhe një pjesë e testeve arrin më pas”, shtoi Ejupi.

Tutje, Ejupi, njëherësh pronar i kompanisë ajrore “Eurokoha” ka thënë se për këto teste janë konsultuar me institucionet përkatëse, aty ku edhe do të dorëzohen testet.

“Jemi në konsultim me autoritetet shtetërore, dhe do ta presim verdiktin. Shpresojmë që garat të mbyllen në fushë dhe jo në tavolinë”, ka potencuar edhe njëherë kryetari i klubit më të madh në vend, Remzi Ejupi, duke këmbëngul në vazhdimin e kampionatit.

RonaTyra

“Ndarjen e testeve e kemi vetëm si lutje, por ne i dorëzojmë në instuticionet përkatëse, ne jemi vetëm donatorë që do t’i dhurojmë ato dy teste”, ka përfunduar prononcimin e tij, Ejupi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu