“Kryetarët e degëve varrosën PD”/ Kulluri: Berishën e mundi Rama, pse u rikthye, po kthehemi 12 v…

0
“Kryetarët e degëve varrosën PD”/ Kulluri: Berishën e mundi Rama, pse u rikthye, po kthehemi 12 v…
Gjigandi

Demokrati Edvin Kulluri është shprehur se Partia Demokratike nuk ka problem me emrat drejtues, por me modelin.

I ftuar mbrëmjen ditën e sotme në “Top Story” me Sokol Ballën, Kulluri tha se Berisha është bashkë-fajtor në krizën që pësoi PD-ja pasi ishte ai që mbante në “krahë” Bashën dhe tashmë nuk mban përgjegjësi.

Ai shtoi se të gjithë ata që tashmë janë vendosur kryetar degësh, dikur e varrosën PD-në dhe tashmë po kalojmë 12 vite pas. Ai shtroi pyetjen se pse duhet Berisha të kthehet sërish në krye të PD-së, ku në 2013 u mund nga Rama.

Edvin Kulluri: PD ka një krizë më shumë sesa emrat. Ka problem modelin, ska rëndësi sesi quhet. Është parti e djathtë që bazohet te liritë e individit. Në momentin që ne drejtohemi nga një individ i vetëm nuk jemi më parti e djathtë. Duhet debat dhe votë e lirë këto gjëra po mungojnë në PD. Kur bën zgjedhje tre dit pasi kë nxjerrë emrat është tallje për demokratët. Unë do jap disa fakte për të kuptuar ku është PD. Janë njerëz që kanë fotuar dy propozime për statut, e kanë votuar kundër. Vjet Berisha mbante në Krah Bashën, është bashkë-mëkatar dhe tani bën fitimtarin. Këtu njerëzit duhet të mbajnë përgjegjësi. Debat për përgjegjësi nuk ka, sepse të thuash sovraniteti i votës së lirë dhe të bësh zgjedhje për tre ditë me kaq pjesëmarrje. Në 2022 nuk mund të gënjesh më shqiptarët. Në degën Elbasan, del fotoja me 7 veta ku ka 500 anëtar. Ku ka debat, ne duhet të përballemi këto nuk janë zgjedhje. Është proces i nxituar, e kemi kërkuar shtyrjen edhe në degë edhe në Kuvend se nuk ka votë të lirë pa debat të lirë. Demokracinë nuk e kemi shpikur ne, janë parime universale. Njerëz që i kanë shërbyer shkatërrimit të PD-së janë bërë sot kryetar degësh. Marrëveshje me Ramën dhe sot bëjnë shpëtimtarin, e kanë varrosur PD-në. Berisha duhet të bëjë debat para demokratëve. Bashën nuk e kam zgjedhur unë. Berisha nuk kalon dot me një falje, duhet të mbajë përgjegjësi. Ne në 2013 me Berishën kemi humbur me Ramën, pse vjen tani të kandidojë prapë. Duhet të kuptojmë që po shkojmë 12 vite pas, për shumë arsye politike. Mund ta provojmë prap në 2029 por këto janë të vërteta. Ne kemi kohë 45 para zgjedhjeve lokale që të mbyllim proceset zgjedhore që të dalë parti politike dhe jo klan. Një këshillë për Rithemelimin, formula vlonjate “të dua moj qene” nuk është bashkim.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu