Kryeministri italian imiton Macron? Rrezikohet mbyllja e Serie A

0
Gjigandi

Shumë rajone (Lacio, Kampania, Emilia-Romanja dhe Sardenja) kanë bërë lëshime dhe i kanë dhënë të drejtë klubeve që i përkasin territorit të tyre që të hapin qendrat stërvitore dhe t’I japing mundësi të paktën për stërvitje individuale, duke respektuar normat e sigurisë.

Por, sipas asaj që shkruan “La Repubblica”, Serie A duket se është e pasigurtë për rinisjen dhe madje mendohet se gjatë javës do të vijë edhe mesazhi i fortë.

Të mërkurën, kryeministri Conte, që zotëron qeverinë dhe ka në dorë gjithçka, mund të ndjekë modelin francez dhe të mikut të tij Macron, duke i dhënë fund sezonit.

Por, klubet e Serie A kapen fort pas modeleve Premier League dhe Bundesliga, që kanë votuar për rinisjen e sezonit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu