Kryemadhi zbulon nëse e uroi Ilir Meta për rizgjedhjen në krye të LSI

0
5
Gjigandi

Kryetarja LSI-së Monika Kryemadhi iu përgjigj sot interesit të gazetarëve nëse ka marrë një urim nga themeluesi i kësaj force politike Ilir Meta, pas rikonfirmimit në krye të partisë. Kryemadhi tha se nuk ka marrë një mesazh urimi nga Meta, që atë ditë ndodhej në Manastir, por u shpreh se presidenti ishte kurioz për pjesëmarrjen. Kryemadhi zbuloi edhe një detaj të veçantë nga procesverbalet e Skraparit ku ishte shënuar emri i saj dhe në kllapa “Ilir Meta”.

“Në fakt nuk e kisha bërë këtë llogari, nuk e kisha menduar sepse vetëm për një gjë, ma tregoi Silva, se kur kanë ardhur procesverbalet e Skraparit dhe Poliçanit kanë ardhur procesverbalet Monika Ramazan Kryemadhi dhe në kllapa Meta. Nuk më ka uruar, por besoj se ka qenë shumë kuriozë të dijë për pjesëmarrjen, sepse ai nuk ka qenë në Shqipëri atë ditë sepse ka qenë në Dibër të madhe, Manastir, për shkak të një aktiviteti që ka pasur, por vetëm për një gjë ka qenë shumë i lumtur; që unë kam vendosur maskën në procesin e votimit. Për këtë ka qenë një nga arritjet e tij të drejtpërdrejta, por i thashë që më detyroi anëtarja e LRI-së që më tha se nëse t’i nuk vendos maskën nuk ke mundësi të votosh, pra të hiqet e drejta e votimit. Kështu që besoj se një pjesë urimi ka qenë edhe kjo pjesa e maskës, pasi ka qenë shumë i kënaqur. Atë foton me maskë ma dërgoi ai i pari, para se të ma dërgonte Klajdi. Po interesante është, debat interesant që do të jetë në vazhdim e sipër”, tha Kryemadhi.

Më herët ajo denoncoi prefekten e Beratit dhe punonjës të bashkisë së Tiranës, që sipas Kryemadhit kishin marrë urdhër nga kryebashkiaku Veliaj për të filmuar dhe regjistruar njerëzit që merrnin pjesë në zgjedhjet e LSI.

“Nuk kishte turp më të madh se sa të shikojë prefekten e Beratit që fotografonte kush hyntedhe kush dilte në zyrat e partisë së LSI për të votuar. Nuk kishte turp më të madh se sa të shikoje punonjës të bashkisë së Tiranës me urdhër të Veliajt që filmonin dhe regjistronin njerëzit që merrnin pjesë në proces votim.

Sa i takon kandidaturës sime do të doja shumë të kisha një kandidat, por s’do të doja që të ishte një kukull. Për një gjë të jeni të bindur, pas 25 prillit do bëjmë sërish zgjedhje dhe do të jetë një gjë komplet tjetër. Por të jeni të bindur nuk i ka munguar asnjërit mundësia për të kandiduar”, u shpreh ajo.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu