Krostatë me domate

Ideale për darka me miq, kur bën vapë dhe nuk kemi dëshirë të qëndrojmë shumë pranë zjarrit. Shërbehet e vakët ose në temperaturë ambienti, si antipastë ose si pjatë më vete e shoqëruar me sallatë.

Përbërësit:

Për brumin për tavë me diametër 24 cm:

1 brumë brise i gatshëm ose i përgatitur si më poshtë:

● 1 lugë gjethe rozmarinë e grirë imët 200g miell
● 1 lugë kafeje kripë (jo e mbushur plot)
● 90g gjalpë i ftohtë i prerë në kubikë
● 1 kokërr vezë
● 1-2 lugë ujë

Në mikser përziejmë miellin, rozmarinën, gjalpin dhe kripën. Shtojmë vezën dhe ujin dhe vazhdojmë i përziejmë derisa masa të bëhet homogjene.
E heqim nga mikseri dhe nëse nevojitet, e punojmë pak me dorë.
E mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë në frigorifer për 2 orë.
Të njëjtën procedurë ndjekim nëse brumin e përgatisim me dorë.

Për mbushjen:

● 4-5 domate të gjata (varietet që s’kanë shumë lëng)
● 2 lugë mustardë
● 5-6 feta djathë ose lloj tjetër që shkrin nga ngrohtësia
● vaj ulliri, kripë e piper

Përgatitja e krostates:

Nxjerrim brumin nga frigoriferi, pasi ka qëndruar për 2 orë (në rastin kur e përgatisim vetë), e hapim me petës në trashësinë 3mm, e spërkatim me miell dhe i japim formën e tavës.

E shpojmë me pirun, e lyejmë me mustardë, vëmë fetat e djathit dhe domatet të prera në feta të holla duke krijuar një shtresë.

E lyejmë me vaj ulliri, kripë, piper dhe disa gjethe trumze (nëse kemi).

E pjekim për 40-45 minuta në furrën e ngrohur më parë në temperaturën 220°C ose derisa të shohim që ka marrë ngjyrë./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Si të përgatisni në shtëpi muffins me vanilje – Receta Gatimi

[ad_1]  Ndonëse të vogla, amvisat e jo vetem “tremben” nga kjo ëmbëlsirë pasi e mendojë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *