Kristina Baki po bëhet nënë për herë të parë, ekspozon barkun e rrumbullakosur

0
Kristina Baki po bëhet nënë për herë të parë, ekspozon barkun e rrumbullakosur
Gjigandi

Modelja e njohur shqiptare, Kristina Baki ka zbuluar se është shtatzënë.

Lajmin se do të bëhet nënë për herë të parë ajo e bëri të ditur përmes një postimin në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Modelja nga Shqipëria përmes disa imazheve ku shihet në formë të mirë dhe tërë shkëlqim ka ekspozuar barkun e rrumbullakosur.

Foto: Kristina Baki/Instagram

RonaTyra

“Së shpejti nënë, java e 30-të e shtatzënisë”, ka shkruar ajo në mbishkrimin e imazheve ku shihet e veshur me një bluzë të shkurtër me ngjyrë të bardhë, këmishë blu dhe një palë xhinse.

Kristina zgjodhi të bëjë të ditur për publikun lajmin se është për pritje të ëmbël pikërisht sot (e martë) kur po festohet 8 Marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas.

Foto: Kristina Baki/Instagram

“Gruaja, simboli i fuqisë, një krijesë e bukur e Zotit, urime Dita e Gruas”, ka shkruar modelja tutje në urimin e saj.

Ndërkohë, e lumtur për lajmin se ajo po bëhet nënë është shprehur edhe mikesha e saj, modelja Adrola Dushi, e cila e ka uruar në një postim në InstaStory.

Foto: Kristina Baki/InstaStory

“Përshëndetje, Shqipëria do të bëhet akoma më e bukur!!”, ka shkruar Adrola duke bashkangjitur fotot e Kristinës.

Ndërkaq, edhe pse kohë më parë ka pranuar publikisht se është në një lidhje dashurie, Kristina vazhdon ta fsheh identitetin e partnerit të saj.

/abc24.al/

Foto: Adrola Dushi/InstaStory

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu