Krimi shtetëror i raportuar nga ‘Priza.al’/ Pas heqjes së dritave nga OSHEE dhe vdekjes së 67-vjeçares, reagon deputeti Baçi: Ndjesë Liljana që…

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë që kishte ndodhur në fshatin Ferras të Fierit një ditë më parë, që u raportua ekskluzivisht nga “Priza.al”, tregoi se si një zonjë e varfër 67-vjeçare, humbi jetën nga i ftohti.

E ndjera Liljana Sema, u gjet e pa jetë në banesën e saj të rrënuar, pasi kishte marrë një ftomë të rëndë dhe kishte ngrirë për shkak të temperaturave të ulëta. Kjo sepse OSHEE-ja e Fierit kishte zgjedhur ta linte pa dritë këtë zonjë sepse ajo ishte e pafuqishme të ankohej dhe të kërkonte të drejtën e saj për shkak të sëmundjeve të shumta që kishte.

Sema jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike dhe shtëpiake, në një kasolle totalisht të shkatërruar dhe të mbuluar nga mjerimi dhe skamja.

Ngjarjen e ka komentuar edhe deputeti demokrat i Fierit, Luan Baçi. Përmes një postimi në Facebook, ai shkruan se ndjehet i dëshpëruar që nuk ndikon dot në ndryshimin e kësaj situate.

Për këtë ai bën fajtor “qeverinë e korruptuar” dhe “opozitën e kapur”.

RonaTyra

Ja statusi i plotë i deputetit demokrat Baçi në Facebook:

“Qofsh e parajses zonja Liljana, banore ne Ferras te Fierit!

Ndjese qe nuk mundem dhe nuk mendemi te ndikojme sado pak ne ndryshimin e kesaj situata dhe kesaj gjendje te krijuar nga ky regjim i vendosur nga kjo qeverri e korruptuar dhe opozite e kapur!

Ne kushte te mjerushme, pa asnje ndihme, nga shteti, e braktisur nga bashkia, largohet nga jeta e “ndihmuar” nga keta hajdut, duke i prere energjine elektrike, per disa dite vonese ne pagese!

Nuk eshte rasti i vetem, nuk eshte rasti i pare, jane dhe shume te tjere, ne situata te tilla, ne gjendje te tille dhe askush, nuk interesohet, askush nuk shqetesohet, askush nuk mban pergjegjesi!

Heshtin institucionet, hesht shteti, hesht bashkia, heshtin te gjithe!

Heshtim dhe ne , ne opozita, jo ne fakte, opozita eshte ne hall, flet opozita, ka hallin, e vules, ka hallin e godines, ka hallin te quhet opozit i duhet nje vertetim nga gjykata dhe ta njoh Rama per te tille, ka hallin e marreveshjes dhe pjeses se fitimit te saj!

Ndjes sinqerisht ndjes, qofsh e parajses zonja Liljana, banore e fshatit Ferras ne Fier, lamtumire bashkeqytetare e vuajtur dhe pa asnje perkrahje!

Ne raste te tilla, ne ngjarje te trishta, ka pergjegjesi çdo kush qe eshte pjese e jetes publike dhe kur ngjarje si keto, jane te shpeshta dhe te vazhdueshme dhe kur nuk ke asnje hapsire dhe mundesi te ndryshosh diçka apo te parandalosh ndodhi te tilla, ndihesh vertet keq!

Ne qofte se doreheqja, nga funksionet publike qe natyrisht te ngarkojne me pergjegjesi kur i mban, do te sillte, ndryshim dhe sensiblizim te te pa ngopurve dhe te pa pergjegjshmeve, qe jane pergjegjes per ngjarje te tilla, une personalisht do ta konsideroja…eshte shume e rende dhe turperuese te jesh si ju!”

/Priza.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu