Krimi në Klos/ Flet vëllai i autorit: Kishim debate, të rinjtë shantazhonin vajzën me foto nudo

0
Gjigandi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Klos ditën e djeshme, ku u vranë Ilir dhe Kenado Shira (babë e bir) dhe u plagosën dy të tjerë, Renato dhe Eglantin Hasula.

Lidhur me ngjarje e rëndë ka reaguar vëllai i autorit Fiqiri Mjeshtri i cili po ashtu vrau veten pas ngjarjes së rëndë.

Besnik Mjeshtri tregon se dy djemtë e shtantazhonin vajzën se do t’i nxirrnin foto nudo.

“Një natë para se të ndodhë ngjarja kanë marrë kontakt nga Fatbardhi dhe Fiqeriu me prindërit e atyre dy djemve. I ka takuar kanë folur bashkë dhe e kanë lënë përfundimisht, kanë bërë debate por nuk kam qenë prezent. Jam edhe i tronditur e kanë lënë që të nesërmen në mëngjes të takohen dhe ti vënë kapak kësaj pune… sepse na keni bërë gocën me fjalë… na keni nxjerrë gocën nudo në telefon. Kam takuar vëllezërit, kemi shkuar të pimë kafe në 2 raste fatkeqësisë, kemi dalë në këmbë te Bashkia e vjetër dhe jemi nis në qytetin e Klosit, dhe aty më del mua Shira, Ilir Shira. Jemi kushërinj të largët. Më tha “kam një muhabet”, i dhashë dorën, dhe më tha kam lënë që të pimë një kafe, i kanë kërkuar ato vëllait tim të pimë një kafe, u takua me mua, dhe pastaj e lamë për të pirë kafe, Ferit Shira kishte ardhur meqë e kishim të dy kushëri, vjen dhe Feriti, Liri/ Feriti na tha do bëhet më e mira dhe ia lamë atij në dorë, i thashë se ne na keni turpëruar. Nuk kemi ditur gjë, por e kemi marrë vesh vonë, se kishte 3-4 muaj apo 1 vit, rrugëzgjidhje është që gocën ta marrë Liri për djalë. Që të bëjmë miqësi, kur u ngritëm nga lokali shkuam duke hëngër burg, dhe në moment më merr një numër të panjohur dhe më merr Feriti, u futëm në një lokal. Nuk kishte as njerëz asgjë, u ulëm në tavolina jashtë, erdhi Liri, djali, Kenado dhe vëllai im, u pata thënë vëllezërve mos hajdeni në tavolinë, se do mundohem unë që ta rregulloj unë muhabetin”, tha ai./shqiptarja

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu