Kreu i Pink Floyd: Policët amerikanë kanë mësuar teknikat fashiste të Izraelit

0
Gjigandi

Themeluesi i grupit britanik të rrokut Pink Floyd, Roger Waters tha dje se shikon ngjashmëri mes sjelljes së policisë në SHBA dhe trajtimit të palestinezëve nga Izraeli.

Këngëtari legjendar tha në një intervistë me mediat ruse është tashmë është koha që bota t’i ndalojë të dyja këto.
“Falë Zotit ndodhi një kryengritje,” tha dje Waters duke iu referuar valës së protestave e trazirave pas vrasjes nga policia e Minneapolis të afro-amerikanit George Floyd, muajin e kaluar.
Ai tha se gjuri në qafë që vrau Floyd, është një nga teknikat e ushtrisë së Izraelit që përdoren në territoret e pushtuara në Palestinë.
Një zëdhënës i policisë izraelite kohët e fundit ka mohuar se forcat e tyre përdorin masa të tilla ndaj të dyshuarve dhe shtoi se zyrtarët izraelitë të anti-terrorit nuk i kanë mësuar stile policisë amerikane.
Por departamentet amerikane të policisë dërgojnë rregullisht oficerët e tyre për trajnim në Izrael apo dhe në sesione të tilla trajnimi që mbahen në SHBA.
“Edhe ato rrugë në SHBA janë të pushtuara, sepse shteti fashist i Izraelit po militarizon policët amerikanë,” tha Waters.
Rrokeri britanik më tej bëri thirrje që komuniteti ndërkombëtar të dënojë planet e Izraelit për aneksimin e tokave të pushtuara në Palestinë.
“Populli i Palestinës duhet të ketë të drejta të barabarta si të gjithë ne, dhe të drejta të barabarta me izraelitët. Vjedhja e vendit prej tyre nuk do të thotë vetë-vendosje për ta dhe as të drejta njeriu”, tha Waters.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu