KPA hedh poshtë ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit në Durrës, Petraq Dhimitrit

0
5
Gjigandi

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka hedhur poshtë ankimin e ish-gjyqtarit të Apelit në Durrës, Petraq Dhimitrit.

Njoftim vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Natasha Mulaj kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.41/2020, datë 21.09.2020, që lidhet me ankimin e subjektit të rivlerësimit Petraq Dhimitri, kundër vendimit nr. 271, datë 06.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 271, datë 06.07.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Petraq Dhimitri. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall në Tiranë, më datë 23.11.2020.

Njoftime falas, njoftime pune

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu