Kosovë-Serbi/ Shumica pro marrëveshjes finale

0
Gjigandi

Shumica e qytetarëve të Kosovës e përkrahin arritjen e një marrëveshjeje finale mes Kosovës dhe Serbisë, tregon një sondazh i realizuar nga Instituti Kërkimor për Çështjet Evropiane dhe të Zhvillimit, RIDEA.

Hulumtimi ka për bazë 1,107 të anketuar; 90 përqind e tyre shqiptarë, 8 përqind serbë dhe 2 përqind i përkasin komuniteteve të tjera.
Sipas hulumtimit, 92 përqind e shqiptarëve dhe 64 përqind e serbëve thonë se duhet të bëhet çdo përpjekje për arritjen e marrëveshjes finale, ndërsa 66 përqind e shqiptarëve dhe 49 përqind e serbëve e mbështesin rifillimin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Ky dialog ka nisur që në vitin 2011.
Por, procesi është ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak taksës 100% që vendosi qeveria e atëhershme e Ramush Haradinajt mbi produktet e importuara nga Serbia. Anketa e RIDEA-s është realizuar në 38 komuna të shtatë rajoneve kryesore në Kosovë: Prishtinë, Ferizaj, Gjilan, Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë – veriore e jugore.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu