Mediat kanë bojkotuar konferencën pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës ditën e sotme, për shkak të vonesave të vazhdueshme të ministrave për të dalë para gazetarëve.
Pas mbledhjes së ekzekutivit, gazetarët kanë pritur rreth 45 minuta që të dalë në konferencë, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekruan Murati, mirëpo i njëjti deri atëherë nuk doli para mediave.
Me gjithë kërkesën e zëdhënësit të Qeverisë, Përparim Kryeziu për mirëkuptim gazetarët ishin të vendosur për të bojkotuar këtë konferencë. Ai u arsyetua se pas mbledhjes së ekzekutivit, ministrat ishin në një mbledhje joformale në kabinetin qeveritar.
Kjo nuk është hera e parë që gazetarët presin mbi 1 orë për të zhvilluar konferencën për media, pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës.