Kosovë, fillimi i zbatimit të Ligjit për sigurimet shëndetësore, në dorë të Qeverisë

Me gjithë paralajmërimet e ministrit të Shëndetësisë së Kosovës, Imet Rrahmani, se nga 1 korriku 2016 do të fillojë mbledhja e premiumeve për sigurimet shëndetësore, kjo nuk ka ndodhur, shkruan sot Koha Ditore.

Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë përsëritur se janë gati dhe po presin vendimin e Qeverisë. Institucionet shëndetësore publike vazhdojnë të përsërisin se nuk janë të gatshme për të filluar implementimin e Ligjit për sigurime shëndetësore.

Qeveria e Kosovës ende nuk e ka vendosur në rend të ditës propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë për mbledhjen e premiumeve. Zyrtarët e saj nuk i kanë kthyer përgjigje gazetës se kur do ta qesin në rend dite këtë propozim.

Ministria e Shëndetësisë ka thënë që vendimin për të filluar mbledhjen e premiumeve do ta marrë kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *