Kosovë/ Aksident në aksin Prishtinë-Podujevë, 8 të lënduar

0
Gjigandi

Sot rreth orës 8:00 të mëngjesit ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Prishtinë-Podujevë përkatësisht në fshatin Vranidoll.

Policia ka dal në vend të ngjarjes, po ashtu janë parë edhe ekipe mjekësore. Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por një nga automjetet e përfshira në aksident ka dalë nga rruga dhe është rrokullisur.
Sipas informacioneve të para të policisë, në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar 8 persona dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor.
Ndërsa, janë krijuar edhe kolona të gjata të automjeteve në drejtim të Prishtinës dhe Podujevës.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu