Kosova në Gjakovë

14

Kombëtarja A e Kosovës prej të hënës së ardhshme do të zhvendoset në Gjakovë për të vazhduar me përgatitjet intensive për dy ndeshjet kualifikuese të Kupës së Botës “Kina 2019”, kundër Hungarisë, respektivisht Polonisë.

Basketbollistët tanë do të qëndrojnë në Gjakovë prej 18 deri më 23 qershor, për tu kthyer më pas sërish në Prishtinë, ku do të vazhdojnë me përgatitjet e fundit para dueleve ndaj hungarezëve dhe polakëve.

Ndërkaq sa i përket përgatitjeve që aktualisht po zhvillohen në Prishtinë, ku e gjithë skuadra është në grumbullim të përbashkët, sot stërvitjeve iu është bashkuar edhe përzgjedhësi Brad Greenberg, ndërsa në ditët e ardhshme pritet që në kryeqytet të zbarkoj edhe basketbollisti Erjon Kastrati.

You might also like
Comments