Kosova mëton pikë kundër Greqisë

0
3

Kombëtarja e Kosovës kërkon pikë në ballafaqim me Greqinë, në ndeshjen e xhiros së dytë të grupit B të paraeliminatorëve për Kampionatin Botëror në futboll (femrat). Vashat tona janë të mobilizuar që të tregojnë lojë sa më të mirë dhe të fitojnë pikën e parë pas asaj humbje me rezultat 3:2 nga Shqipëria. Ndeshja Kosovë-Greqi do të luhet nesër (12.00) në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë. Ndërkaq, Shqipëria do të ndeshet me Maltën e cila do të luhet në orën 14.00. Shqipëria synon fitoren e dytë në grup e cila drejtohet nga Amir Grima.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here