Kosova me Albinën në Kampionatin Botëror

5

[ad_1]

Zyra e Federatës së Atletikës së Kosovës bëri të ditur se me një atlete të talentuar do të përfaqësohet në Kampionatin Botëror U-20, që mbahet në Tampere të Finalndës. “Kampionati mbahet nga 10 korriku e deri me 15 korrik. Kosova përfaqësohet me atleten Albina Deliu. Albina do të garojë në disiplina 800 metra dhe presim të bëjë një prezantim dinjitoz të vendit tonë. Me atleten do të jetë edhe trajneri i mirënjohur Xhavit Tahiri”, bëhet e ditur nga FAK-u. Kryetari i federatës, Halil Sylejmani, tha se është një kënaqësi kur ke garues të talentuar dhe beson e shpreson në suksese të atletes dhe përfaqësim sa më te mirë te Kosovës në Kampionatin Botëror.

[ad_2]

You might also like
Comments