Kosova dhe Bashkimi Evropian diskutuan reformën e administratës publike

[ad_1]

Përfaqësuesit e Qeverisë së Kosovës dhe Komisionit Evropian u takuan në Prishtinë për të diskutuar zhvillimet në fushën e reformës së administratës publike. Diskutimi u zhvillua në kuadër të Marrëveshjes së rregullt të Stabilizim Asociimit e cila hyri në fuqi në prill të 2016. Zbatimi i prioriteteve të identifikuara dhe angazhimet e ndërmarra nga të dyja palët si pjesë e proceseve të MSA-së, duke përfshirë Agjendën për Reforma Evropiane, mbeten vendimtare për rrugën e integrimit evropian të Kosovës, pavarësisht nga ndryshimet politike.

Pjesëmarrësit diskutuan mbi draft raportet e monitorimit vjetor të qeverisë për strategjitë e reformës së administratës publike. Ata përsëritën angazhimin për të siguruar se pako e planifikuar legjislative, e cila përfshinë ligjet për shërbimin civil, pagat dhe organizimin e administratës shtetërore, është e përgatitur në mënyrë të koordinuar përmes një procesi gjithëpërfshirës dhe të bazuar në dëshmi në bazë të dokumenteve konceptuale të miratuara në nivel qeveritar. Menaxhimi i financave publike u diskutua gjithashtu gjatë takimit.

Të dy palët theksuan rëndësinë e zbatimit të rekomandimeve që dalin nga shqyrtimi i bërë nga agjencitë, me qëllim të racionalizimit të sistemit të agjencive në Kosovë. Komisioni Evropian theksoi nevojën që qeveria e re të vazhdojë këtë punë të rëndësishme. U ra dakord që një mbledhje e re e Grupit të Posaçëm për Reformën e Administratës Publike të mbahet sapo të krijohet një qeveri e re.

Informata mbi historikun

Marrëveshja e Stabilizim Asociimit (MSA) është korniza në kuadër të së cilës administrata e BE-së dhe Kosovës diskutojnë rregullisht çështjet teknike dhe politike lidhur me agjendën evropiane. Takimet sigurojnë të dhëna të drejtpërdrejta mbi raportet vjetore të Komisionit Evropian.

Grupi i veçantë mbi normalizimin monitoron dhe përcjell arritjen e Kosovës në zbatimin e angazhimit në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja dhe identifikon se si BE-ja mund të ndihmojë në këtë proces.

Janë shtatë fusha në kuadër të MSA të cilat mbulohen nga takimet e nënkomiteteve: Drejtësia, Liria dhe Siguria; Inovacioni, Shoqëria Informative, Politika Sociale, Arsimi dhe Kultura; Tregtia, Industria, Dogana dhe Tatimi; Tregu i Brendshëm, Konkurrenca, Mbrojtja e Konsumatorëve dhe Shëndetit; Bujqësia, Peshkataria, Pylltaria, Siguria e Ushqimit; Transporti, Mjedisi, Energjia, Zhvillimi Rajonal; Çështjet Ekonomike dhe Financiare, Statistikat.

Dy fusha të tjera që mbulohen gjatë takimeve të grupeve speciale janë reforma mbi administratën publike dhe normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë.

Takimet e Komitetit të SA dhe nënkomiteteve bashkë-kryesohen nga Komisioni Evropian dhe Kosova. Çdo takim përfundon me veprime pasuese të rëna dakord për tu ndërmarrë nga autoritetet kosovare. Përfundimet e takimeve mund t’i gjeni në faqën në internet të Zyrës së BE-së në Kosovë .

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Fati i zgjedhjeve në Shqipëri , ABC24.AL shfaq sondazhin

  Sipas disa kërkimeve të bëra nga ana jonë ,gjithashtu konktatet që kemi patur me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *