Koronavirusi në Tiranë, ja cilat zona konsiderohen si vatra aktive me rrezik të lartë infektimi

0
Gjigandi

Tirana ka aktualisht numrin më të madh të qytetarëve të evidentuar si të infektuar me COVID-19. Zyrtarisht janë 200 të prekur dhe prej tyre, më pak se një e katërta janë në spitalin Infektiv pranë QSUT.

Këta 200 të infektuar vijnë nga 14 vatra aktive. Pjesa më e madhe e të infektuarve janë konstatuar në zonat e Qytetit Studenti, Kodra e Diellit, Komuna e Parisit, Unaza e Re, Fresku, Rruga e Dibrës, Tirana e Re, blloku Vasil Shanto, rruga Sami Frashëri, rruga Ura, rruga e Elbasanit, zona pranë Teleferikut, si dhe në Lundër.

Instituti i Shëndetit Publik thotë se vetëm në 5 ditët e kësaj jave u regjistruan 78 qytetarë të infektuar vetëm në Tiranë. Pjesa më e madhe janë evidentuar nga urgjenca spitalore dhe disa të tjerë nga mjekët e familjes. Në fotogaleri shikoni pamje të specialistëve të urgjencës duke mbledhur tamponë nëpër Tiranë.

Grafika

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu