Koronavirusi, Madonna: Zbulova se isha imune ndaj koronavirusit

0
Gjigandi

Këngëtarja Madonna është e bindur se është imune ndaj koronavirusit dhe po përgatitet “të thith ajër Covid-19”.

Në një postim në Instagram, këngëtarja 61-vjeçare thotë se ka bërë një test dhe ka zbuluar se ka antitrupa dhe se tashmë mund të dalë për shëtitje.

“Do ulë xhamin dhe do thith ajër Covid-19”, thotë ajo.

Maddona e kaloi periudhën e izolimit në shtëpinë e saj në California bashkë me fëmijët.

Sky News shkruan se nuk dihet nëse Madonna është prekur nga virusi, por kujton se “prania e antitrupave ndodh në gjakun e një personi të shëruar nga virusi dhe ndihmon për të mos u infektuar sërish”.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu