Kontrolle në Dhërmi për drogë, pranga dy të rinjve. Çfarë iu gjet nga policia

0
Gjigandi

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen për posedim të lëndëve narkotike. Në kuadër të operacioni të koduar ‘Dhërmiu’ policia ka sekuestruar dhjetëra doza kanabis dhe kokainë, ndërsa ka asgjësuar fidanë kanabis.

Pas kontrollit të ushtruar në Dhërmi, në automjetin “Mercedes Benz” me drejtues shtetasin me inicialet B. Xh., 28 vjeç, kanë gjetur dhe sekuestruar 2 doza lëndë narkotike të llojit kokainë. Kontrolli ka vijuar edhe në banesën e këtij shtetasi në Dhërmi, ku janë evidentuar të mbjellë edhe disa fidanë kanabis, ndërsa ai akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Gjithashtu, në vijim të këtyre kontrolleve, në ambientet e një karburanti, Policia ka arrestuar në flagrancë edhe shtetasin E. T., 23 vjeç, banues në Dhërmi, pasi nga kontrolli i ushtruar, iu gjetën të fshehura 54 doza me lëndë narkotike të llojit kanabis. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu