Konsumuan alkool të dyshimtë, 19 të vdekur dhe gjashtë të verbuar

Të paktën 19 persona kanë humbur jetën dhe gjashtë të tjerë kanë mbetur të verbuar, pas konsumimit të pijeve të cilat dyshohet se kanë patur përqindje të lartë të alkoolit metilik.

Kjo ngjarje ka ndodhur gjatë fundjavës në Indi, raportojnë mediat e huaja.

Gjithashtu 50 të tjerë u sëmurën pas konsumimit në shtëpi të këtyre pijeve dhe janë duke u trajtuar në spital.

Mësohet se viktimat i kishin blerë pijet në një dyqan fshati të premten mbrëma, ku u helmuan dhe më pas ndërruan jetë.

Pronari i dyqanit i cili ka rënë në pranga mësohet se ka shitur një qese me alkool të skaduar për vetëm 15 rupi

Shumica e viktimave ishin fermerë të varfër dhe punëtorë, të cilët u përpoqën të deheshin me alkool pasi kishte një çmim tepër të lirë.

Pas kësaj ngjarje të rëndë autoritetet shtetërore urdhëruan një hetim, pasi përdorimi i tepruar i alkoolit metilik në pije duket se ka qenë shkak për vdekjen e tyre.

Gjithashtu janë pezulluar gjashtë zyrtarë, duke përfshirë katër policë, të cilët kanë lejuar shitjen e alkoolit të paligjshëm në rrethin e Etah, rreth 240 kilometra (150 milje) në jug-perëndim të Lucknow, kryeqytetin e Uttar Pradesh.

Pijet e paligjshme janë një industri jashtëzakonisht fitimprurëse në të gjithë Indinë dhe prodhuesit e tyre operojnë nga shtëpitë, magazinat e fshehta dhe madje edhe në pyje./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Zbulohet gënjeshtra e Arbana Xharrës dhe Blerand Stavilecit

[ad_1] Dje, Lidhja Demokratike e Kosovës publikoi programin qeverisës për mandat katër vjeçar. Në program …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *