Konfirmon lajmin e keq për babain e tij

0
Gjigandi

Kampioni i peshave të lehta i UFC, Khabib Nurmagomedov, ka konfirmuar se babai i tij është në gjendje kritike pasi infektua me COVID-19, të cilin e përhapi edhe në rrethin e ngushtë familjar.

“Ka prekur zemrën e tij sepse vitin e kaluar ai pati një operim aty, dhe tani, ata i kanë bërë një operim tjetër. Është në një situatë të vështirë, shumë të vështirë. Po e lusim Zotin që ai ta rikthejë atë në mes nesh”, ka thënë Khabibi.

“Në rastin tim personal, unë kam pasur më shumë se 20 njerëz të sëmurë nga familja ime. Më shumë se 20 njerëz ishin shtrirë në ICU. Dhe shumë prej tyre nuk janë më midis nesh”, tha Khabibi.

“Shumë të njohur kanë vdekur, shumë prindër të të afërmve të mi. Të gjithë po e kanë të vështirë të merren me të. Ka shumë të shkruara në internet për babanë tim. Babai im, tani, ndodhet në një spital dhe është në gjendje të rëndë. Izolohuni, është më mirë për të gjithë”, tha Nurmagomedov, sipas përkthimit të ESPN.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu