Konfirmohen 3 fluturime për nesër nga aeroporti i Rinasit

0
Gjigandi

Aerporti Ndërkombëtar i Tiranës njofton se për nesër janë konfirmuar 3 fluturime nga Rinasi. ⠀⠀

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara vajtje-ardhje për ditën e nesërme janë:⠀⠀
⠀⠀
✈ Tiranë – Vjenë dhe kthim⠀
✈Tiranë – Rome dhe kthim (Riatdhesim)⠀
✈Tiranë – Frankfurt dhe kthim (Riatdhesim)⠀
⠀⠀
“Ju lutemi pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi. Atyre që udhëtojnë, të respektojnë protokollet e higjenës.

Maskat janë të detyrueshme.⠀⠀
⠀⠀
Ndërkohë, nisjet nga Shqipëria janë ende të kufizuara për personat që nuk janë të pajisur me leje qëndrimi apo pasaportë për destinacionet EU.⠀⠀
⠀⠀
Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit EU.⠀⠀
⠀⠀
Situata ndryshon me orë, ndaj ju lutemi dhe për pak durim.

Çdo njoftim të shtetit shqiptar në lidhje me çdo fluturim, do t’jua përcjellim menjëherë në faqet tona zyrtare.⠀⠀
⠀⠀
Ju faleminderit për bashkëpunimin!”, njofton TIA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu