Konferenca e Kryetarëve, Meta ngre zërin. Xhafaj: Ule zërin, s’marr urdhra nga ty

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta kërkoi sot që t’i jepet fund fenomenit të “telefonit të prishur”. Kreu i Komisionit të Posaçëm për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj, nuk ndodhet në mbledhjen e konferencës së kryetarëve. Meta i ka bërë thirrje që të jetë prezent,

“Xhafaj të vijë këtu! Boll janë dëmtuar procedurat parlamentare për ndryshimet kushtetuese! I kam kërkuar Xhafës të bëjë mbledhjen e Komisionit për të reflektuar propozimet e fundit, por nuk ka ndodhur. Kjo është habi. Xhafa ka bërë dhe disa insinuata. Xhafaj të vijë këtu dhe të gjithë ekspertët që nuk patën kurajë të flasin publikisht sepse historia e “telefonit të prishur” ka mbaruar. Kam kërkuar transparencë dhe standarde që në fillim. Jemi në një seancë ku në vend që të ishte seancë solemne duke evituar debatet idiote që kanë shoqëruar këtë reformë. Debatet janë bërë në mënyrë populiste dhe konfliktuale”, tha Meta, trasmeton /Abc24.al

Disa minuta më pas, Fatmir Xhafaj ka shkuar në mbledhje dhe debatoi ashpër me kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Ilir Meta: Pse nuk e mblodhe mbrëmë Komisionin, siç të kisha urdhëruar?

Fatmir Xhafaj: Ule zërin, se nuk marr urdhra nga ty!

Ilir Meta: Jo nuk e ul zërin, sepse nuk dua të toleroj situata të tilla

Fatmir Xhafaj: Kam 3 vjet që dëgjoj një parrullë tënden “Me qetësi dhe me dashuri”, por tani dashuria ka ikur, tani të rrijë qetësia. Unë jam kryetar komisioni dhe kam shumë respekt për kryetarin e Kuvendit, por edhe Kryetari i Kuvendit duhet të ketë respekt për Kuvendin dhe për institucionet që ka kuvendi. E para unë nuk marr urdhëra dhe nuk besoj se do të keni menduar që do të më jepnit urdhër që të mbledh komisionin, por kam dëgjuar me vëmendje cilindo që është në atë karrige të nderuar të Kryetarit të Kuvendit. Komisionin e kam mbledhur rregullisht gjatë gjithë kësaj kohe, konform rregullores, PD ka bojkotuar komisionin rregullisht. Nuk marr urdhra për mbledhjen e komisionit.

Ilir Meta: Ndjesë për tonin e lartë të zërit tim.

Vasili: Xhfaj duhej të mblidhte komisionin

Vasili shtoi gjithashtu se Xhafa duhet të mblidhte komisionin.“Të gjithë anëtarët e komisionit u njohën me draftin e arritur në Kuvend në 11:00, të darkës. Ky draft përmbante propozime shtesë nga BE dhe zyra e Kryeministrit.

Xhafaj duhet të mblidhte komisionin dhe të diskutohej për tu futur në seancë. Sa u takon ndryshimeve, ky është i negociuar sepse përderisa vjen nga ndërkombëtarët është absolut. Kam pasur rezervë pasi nuk kemi njohur ata që kanë bërë ndryshimet, por kemi rënë dakord për t’i hapur rrugë procesit. I gjithë problemi është se duke pasur edhe material në dorë jemi të paqartë. Sot kemi një draft, po s’kemi një draft, kemi një negocim po s’kemi negocimin.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kreut të Komisionit të Posaçëm, Fatmir Xhafa i cili ka thënë se, ai ka folur në komision për një nen të mbetur pezull e që lidhet me vettingun dhe se nuk ka pasur pika të tjera”, u shpreh Vasili./Abc24.al

Kontrolloni gjithashtu

Gorica nga Berati, situat e qetë por mbi të gjitha surprizuese për subjektet politike

Zgjedhjet në qarkun e Beratit po kalojnë në një mënyrë të qetë dhe harmonike ndryshe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *