Komunat mbjellin Pemët Olimpike me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sportit dhe Ambientit

0
Gjigandi

Me rastin e shënimit të 5 qershorit, ditës botërore të sportit dhe ambientit, Komunat e Kosovës kanë mbje llur pemët e tyre olimpike në hapësirat e kampusit universitarë në Prishtinë.

Ky aktivitet ishte i organizuar nga Komiteti Olimpik i Kosovës, dhe të pranishëm ishin të gjitha komunat e Kosovës.

I pari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani me këtë rast u shpreh se me këtë rast po dëhsmohet bashkëpunimi tejet i mirë në mes të Komitetit Olimpik të Kosovës dhe të komunave duke mbjellur nga një pemë në shenj të kësaj dite.

Hasani: Secili qytetar duhet ti kushtojë rëndësi mjedisit

“Jemi këtu për të shënuar ditën e sportit dhe të mjedisit. Një ditë e cila është shumë e rëndësishme për sportistët dhe nga kjo ne duam që ti mbjellim pemët olimpike të Komunave dhe janë këtu shumica e komunave të Kosovës, të cilët kanë ardhur dhe në këtë formë ne duam ta demonstrojmë bashkëpunimin që e kemi edhe me rektoratin por edhe me komunat e qyteteve të ndryshme të Kosovës. Kjo ditë është ditë e veçantë dhe simbolika e mbledhjes së komunës të përçohet tek çdo qytetar i Kosovës që të mbjellin, fara e kësaj kulture që secili qytetar ti kushtojë rëndësi mjedisit”, deklaroi Hasani.

RonaTyra

Rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”. Marjan Demi u shpreh se së bashku me KOK-un dhe komunat e Kosovës do të mundohen që sa më shumë ta ruajnë ambientin, si dhe ky ambient të jetë në dispozicion për sportistët tanë.

Demi: Se bashku do ta përmisojmë edhe ambientin

“Të gjithë jemi të vetëdijshëm që jetojmë në një periudhë të zhvillimit shumë të hovshëm dhe shumë dinamik të teknikës, të teknologjisë dhe fushave tjera dhe si pasojë edhe kemi një ambient të ndotur. Natyrisht që kemi edhe të mira prej gjithë këtyre zhvillime, por ajo që UP është duke bërë dhe ka mison që në bashkëpunim me institucionet tjera, me KOK-un kemi bashkëpunuar e tha edhe kryetarit…..Sepse kemi nevojë dhe mundemi kemi të gjitha potencialet që ta bëjmë një ambient më të bukur dhe më të këndshëm që komunat kur të vijnë do të shkruajnë nga një mbishkrim”, tha Demi.

Ndërkohë përfaqësuesi i komunave si dhe kryetari i komunës së Junikut, Agron Kuçi u shpreh tanimë komunat do të kenë edhe më shumë përgjegjësi për ruajtjen e ambientit në Kosovë.

Kuçi: Komunat duhet të kenë më shumë përgjegjësi në mbrojtjen e ambientit

“Sot këtij aktiviteti simbolik përkrahje të ditës së sportit dhe mjedisit ju kanë bashkuar edhe komunat e Kosovës me mbjelljen e pemëve të cilat sot do të bëhen këtu në kampusin universitar të cilat do të mblidhen në këtë vend, tempull të dijës, çka edhe na bashkon si përfaqësues i këtyre organizatave por edhe njëkohësisht na bënë edhe më përgjegjës për sportin e përgjithshëm në Kosovë por edhe për ambientin në të cilin sot jetojmë. Unë konsideroj që Komunat nga sot marrin akoma edhe më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e ambientit”, u shpreh Kuçi.

Pema e parë e cila u mboll nga drejtuesit e KOK-ut iu kushtua ish-presidenti të Komitetit Olimpik të Evropës, Slloveni Kocijançiq i cili vdiq ditë më parë dhe i njëjtë u nderua me një minutë heshtje nga të pranishmit.

Kujtojmë që para mbjelljes së pemëve Olimpike nga komunat e Kosovës, presidentit i Komitetit Olimpik së bashku me ministren për kulturë, rini dhe sport, Vlora Dumoshi mbollën pemën Olimpike në kopshtin pranë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport

KOK shënon 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka shënuar 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, aktivitet ky tradicional i KOK-ut.

Me këtë rast, KOK ka mbjellur Pemën Olimpike 2020, e cila këtë herë u vendos në kopshtin pranë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport.

Pemën e mbollën së bashku presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani u shpreh KOK vazhdimisht është duke punuar në mënyrë që sa më shumë ta ruaj mjedisin në Kosovë.

Hasani: Jemi duke munduar ta ruajmë mjedisin

“Sot është 5 qershori, dita botërore e sportit dhe mjedisit. E din që në vitin 72 është marrë nisma për herë të parë për mbrojtjen e parë për mbrojtjen e mjedisit, në vitin 1974 për herë të parë është mbajtur dita ndërkombëtare e mjedisit, ndërsa nga viti 1974, KON ka vendosur që edhe sporti të përfshihet dhe të kontribuoje në një mjedis shumë më të përshtatshëm për organizmin e ngjarjeve sportive, po ashtu edhe mbrojtjen e mjedisit, një mbrojtje të përhershëm”, tha Hasani.

Me këtë rast, ministrja Dumoshi u shpreh se të gjitha investimet e MKRS kryhen duke iu përshtatur rregullave për ruajtjen e ambientit.

Dumoshi: MKRS investon duke iu përshtatur rregullave për ruajtjen e ambientit

“Për mua është një ditë e rëndësishme të cilën po e shënojmë sot, ditën e mjedisit sot po shënojmë edhe mjedisi dhe sporti, sot është dita e parë si ministre ku unë filloj sot me Qeverinë Hoti. Siç tha edhe presidenti i Komitetit Olimpik bashkërisht do të punojmë shumë sidomos për sportin, por nuk do të kemi sport të shëndetshëm nëse nuk e kemi një mjedis të pastër. MKRS sidomos në sport investon shumë në investime kapitale në nderime, por gjithmonë duke iu përshtatur rregullave për mos ndotjen e ambientit”, u shpreh Dumoshi.

I pranishëm ishte rektori i Universitetit “Hasan Prishtina”, Marjan Demi u shpreh se ambienti është dëmtuar shumë dhe shpreson që me nismën e studentëve dhe qytetarëve një gjë e tillë të përmisohet

Demi: Ambienti është dëmtuar shumë

“Prishtina është qytet universitar që nga viti 1970 sepse në gjirin e saj rrezaton Universiteti i Prishtinës. Në Prishtinë të gjithë e dimë që vijnë njerëz, kalojnë gjenerata, kalojnë qeveri, asosacione të ndryshme përfaqësi të ndryshme mirëpo Prishtina mbetët këtu. Ambienti është dëmtuar, prandaj studentët, stafi akademik dhe jo akademik kanë filluar me gjelbërimin e tërë kampuseve që i kemi këtu në qendër, tek Fakultetet Teknike, tek Fakultetet Mjekësisë dhe i Bujqësisë dhe atë aktivitet do ta bëjmë së bashku me qytetarë”, tha ai.

Krahas kësaj, pjesëmarrëse në këtë ditë kanë qenë edhe komunat e Kosovës, të cilat kanë mbjellur nga një pemë Olimpike në Kampusin e Universitetit të Prishtinës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu