Kompania Sang Jong prezanton modelin e ri të “Rekston”

[ad_1]

Në sallonin e automobilave në Seul, i cili qëndron i hapur deri më 9 prill, prodhuesi jugkorean, kompania Sang Jong prezantoi gjeneratën e re të modelit të popullarizuar “Rekston”.

Modeli i ri dallon nga pararendësi i tij, por krijuesit pohon se në vete bart ADN-në e automobilit, i cili në dekadën e kaluar kishte shënuar sukses në tregje.

Kompania dëshiron që përmes prezantimit të këtij modeli të përforcojë pozitën e vet në tregun ndërkombëtar.

Në ofertë do të jenë dy motorë – 2,2 litra turbo-dizel, i cili do të kombinohet me ndërruesin automatik prej shtatë shpejtësive, si dhe 2,0 litra turbo-benzinë, i cili do të përdorë ndërruesin automatik prej gjashtë shpejtësive. “Rekstoni” i ri vjen me sistem 4×4, të cilin e ka zhvilluar Sang Jong.

Modeli i ri i kompanisë jugkoreane është i gjatë 4,85 metra.

Prodhimi jashtë Koresë Jugore do të fillojë kah fundi i vitit.

[ad_2]

Kontrolloni gjithashtu

Kia Stonic arrin deri në fund të 2017

[ad_1] Prodhuesi jugkorean ka prezantuar dizajnin e parë të modelit të ri kompakt SUV. Automjeti …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *