Komisioneri Publik e akuzoi për probleme me pasurinë, Kajana pritet të kalojë nesër vetingun dhe të emërohet në SPAK

0
Gjigandi

Nesër në orën 9:00 Komisioni i Posaçëm i Apelimit pritet të japë vendimin për prokuroren Manjola Kajana. Pritet që KPA ta konfirmoj në detyrë prokuroren pasi Komisioneri Publik është tërhequr nga ankimi. Me konfirmimin në detyrë prokurorja e Krimeve të Rënda emërohet direkt në SPAK.

Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Manjola Kajanës, e cila u konfirmua në detyrë nga vettinngu në KPK, në korrik 2019, duke u zgjedhur edhe si një ndër 15 prokurorët në garë për SPAK. Në akimin e Komisionerit Publik thuhej se ky veprim vinte për shkak të problemeve me pasurinë.

Prokurorja e Krimeve të Rënda u konfirmua në detyrë më 18 qershor 2019 ndërsa sipas Komisioneri Publik, hetimi ndaj saj ishte i paplotë nga shkalla e parë e vettingut. Por më pas Komisionerit Publik u tërhoq nga këto pretendime ç’ka do të sjellë dhe konfirmimin e saj në detyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu