Komisioneri për zgjerim viziton Shqipërinë ‘duarbosh’, vetoja bullgare do të jetë në qendër të bi…

0
Komisioneri për zgjerim viziton Shqipërinë ‘duarbosh’, vetoja bullgare do të jetë në qendër të bi…
Gjigandi

Pas një turi në vendet e Ballkanit Perëndimor, Komisioneri i Bashkimi Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi do të vizitojë ditën e sotme Shqipërinë.

Zyrtari i lartë evropian do të takohet me kryeministrin Edi Rama dhe më pas do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për mediat.

Vizita e tij vjen përpara se vendet e unionit të marrin një vendim në muajin qershor për uljen në tryezën e parë ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Vizita zyrtare e Varhelyi në Shqipëri vjen në kuadër të turit të takimeve në Ballkan. Takimet kanë nisur më 25 prill ndërsa do të përfundojnë më datë 28, në Tiranë. Përveç Tiranës, Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin vizitoi, Shkupin dhe Sofjen.

Vështirësia e këtij takimi ka të bëjë me faktin e këmbënguljës bullgare për vendosjen e vetos ndaj Maqedonisë së Veriut.

RonaTyra

Këtë mesazh Oliver Varhelyi e mori të përsëritur edhe njëherë në turin e tij ballkanik, gjatë ndalesës së fundit në Sofje. Ai u përball aty me pretendimin se përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se të fillojë negociata për anëtarësimin në BE. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se ky kusht për Maqedoninë është vendosur në deklaratën e parlamentit të vendit të saj dhe në vendimet e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare.

“Për të filluar procesin e negociatave të anëtarësimit në BE, mbetet kërkesa që Republika e Maqedonisë së Veriut të regjistrojë

bullgarët në Kushtetutën e saj. Në këtë fazë, fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi ynë”,

ka thënë ajo.

Ky qëndrim i kryediplomates bullgare, që penalizon indirekt edhe Tiranën duket se ka shumë pak gjasa të ndryshojë, deri qershorin e ardhshëm kur pritet të mbahet Këshilli Europian.

Komisioneri për Fqinjësinë dhe Zgjerimin Varhelyi, u shpreh i zhgënjyer me penalizimin që po i bëhet dy vendeve.

“Nëse ke pushtet dhe nuk e përdor, kjo konsiderohet nga të tjerët si kapitullim, dorëzim i pushtetit tënd dhe i kapaciteteve të tua. Çështja për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është kur do fillojmë procesin e negociatave të anëtarësimit. Nuk mund ta fsheh zhgënjimin tim, që jemi ende duke vazhduar të diskutojmë këtë çështje. Ne menduam se e kishim zgjidhur dy vjet më parë dhe tani kjo është sërish në tryezë

“, tha ai nga Sofja.

Si rrjedhojë Rama po bën përçapjet e fundit për të ndarë Shqipërinë nga Maqedonia e Veriut, të njëjtëen gjë që bëri tentoi të bëntë disa vite më parë, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu