Kombëtarja, gati uniforma e dedikuar, ja sa kushton

Një javë përpara ndeshjes së parë miqësore të vlefshme për përgatitjet e kampionatit europian përballë Austrisë, kanë mbërritur uniformat e personalizuara të përfaqësueses “Kuqezi”.

Për herë të parë kombëtarja jonë do të ketë një uniformë, e cila do të jetë specifike vetëm për kampionatin europian “Francë 2016-të”, më pas dizenjo e saj do të jetë ndryshe.

Me vargjet e Naim Frashërit në pjesën e brendshme dhe me simbolet kombëtare, kjo uniformë unike do të jetë për herë të parë e dedikuar për të gjitha ekipet kombëtare nga formacioni A deri tek moshat e vogla.

Uniforma e re e përfaqësueses kushton 79 euro dhe do të dalë në shitje rreth një muaj përpara fillimit të kampionatt europian, gjithashtu Federata Shqiptare e Futbollit për anëtarët e klubit të saj të tifozëve do të sjellë oferta në çmimin e fanelës së re.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *