Kodi zgjedhor mbërrin në Kuvend/ Pakti mes PS-PD e LSI dorëzohet pasi i mbaroi afati komisionit të reformës

0
Gjigandi

Pakti mes PD-PS dhe LSI për reformën elektorale ka eliminuar opozitën parlamentare nga vendimmarrja në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Një ditë pas skadimit të afatit të këtij komisioni me numër të barabartë anëtarësh, socialistët e depozituan Kodin e ri elektoral në Kuvend si nismë të tyre duke shmangur në këtë mënyrë bllokimin nga “të vegjlit” të dokumentit të dakordësuar me opozitën jashtëparlamentare.
Drafti final ndryshe nga sa parashikonte ai i ekspertëve reflekton ndryshime në disa nene, sa i takon hapjes së kutive te votimit, listës së deputeteve, transmetimit në media të materialeve zgjedhore si dhe votës së diasporës. Në variantin e ri edhe një anëtar i vetëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve mund të kërkojë hapjen dhe rinumërimin e votave, nga dy anëtar që parashikon kodi aktualisht. Sa i takon emigrantëve drafti i ekspertëve parashikonte se vota e shqiptarëve të diasporës do të perllogaritej vetëm për qarkun e Tiranës, ndërsa në draftin zyrtar është hequr ky specifikim duke i lënë modalitetet e votimit në dorë të KQZ.
Kuotat gjinore, për të cilat ka patur jo pak debat kanë ruajtur raportin 1 ne 3, ndërsa saktësohet pjesëmarrja e zonjave në zgjedhjet vendore ku 1 në 2 emra duhet ti përkasë të njëjtës gjini. Ekspertët në draftin e tyre parashikonin ti jepnin fund materialeve të parapërgatitura të njohura si “kasetat”, ndërsa në variantin final mediave u lejohet të transmetojnë aktivitetet elektorale nëse serviren te plota nga partitë politike, me kushtin që lajmi të shoqërohet me shënimin, materiali filmik i servirur nga subjekti politik përkatës.
Nga dokumenti final është hequr neni i cili parashikonte reklaminin vetëm një herë në ditë të një spoti jo më të gjatë gjatë se 60 sekonda për partitë politike, si dhe pothuajse te gjitha kufizimet e parashikuar në draftin fillestar per debatet politike apo intervistat televizive.
Drafti final i kodit zgjedhor pritet te njoftohet të enjten ne seancë plenare, ndërsa votimi përfundimtar në Parlament do të kërkojë disa ditë më shumë pasi pas shmangies së komisionit parlamentar ai është depozituar si nismë deputeti duke kërkuar shqyrtim të draftit në Komisionin e Ligjeve.

Shkruar nga: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu