Klubi nga Mestalla ka piketuar argjentinasin

0
Gjigandi

Valencia kërkon të bëjë pazar në Itali. Klubi spanjoll ka hedhur sytë nga mbrojtësi i Fiorentinës, German Pezzella, i cili shikohet si përforcimi ideal për prapavijën.

Në fund të sezonit nga klubi spanjoll do të largohet Ezequiel Garay, i cili nuk ka pranuar të rinovojë kontratën që i skadon pikërisht këtë verë.

Klubi nga Mestalla ka piketuar pikërisht argjentinasin e vjollcëve për të plotësuar vendin që do të mbetet bosh nga largimi i Garay.

Për të arritur te kartoni i 28-vjeçarit, skuadra e drejtuar nga Albert Celades duhet të derdhë në arkat e klubit italian shumën e 15 milionë eurove.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu