Klubi i rëndësishëm anglez rrezikon përjashtimin nga Champions, zbulohet marifeti me financat

43

Mancester City rrezikon seriozisht përjashtimin nga Champions League. Kjo për shkak të parregullsive financiare të kryera në 2014-ën, duke shkelur normat e Fair Play Financiar me të ardhurat nga sponsorizimet.

Që prej kësaj jave hetuesit mund të depozitojnë padinë e tyre. Në rast përjashtimi, do të ishte Arsenal, ai që do të zinte vendin e “qytetarëve”. Rreth 68 milion sterlina dyshohet se janë depozituar në klub nga vetë pronarët, të cilët i kanë deklaruar si sponsorizime, për të mbuluar gropën në bilanc.

Pjesa më e madhe e këtyre parave janë paguar nga “Abu Dhabi United Group”, shoqëri që udhëhiqet nga sheiku Mansour, i cili është edhe pronar i klubit. Siç raporton Neë York Times, tashmë nuk është më i mjaftueshëm vetëm bllokimi i merkatos. Megjithatë ende nuk është e qartë, nëse përjashtimi do të ndodhë për sezonin e ardhshëm, apo në vitet 2020-2021.

Kjo për shkak se gjyqi mund të zgjasë edhe përtej verës. Në këtë rast Arsenal do të siguronte automatikisht pjesëmarrjen dhe në rast të fitores në finale të Europa League, do t’i rezervontë një biletë edhe “djajve të kuq” të Mancester United.

You might also like
Comments