Klopp paralajmëron edhe dy perforcime

Jurgen Klopp ka bërë të ditur se Liverpooli do të bëjë edhe 1 apo 2 përforcime të reja në këtë afat kalimtar.

Të Kuqtë deri më tani kanë transferuar Sadio Manen, Joel Matipin, dhe Loris Kariusin, përderisa janë në kërkim të përmirësimit të ekipit, i cili në sezonin e kaluar përfundoi në pozitën e tetë në Premier Ligë.

“Edhe disa gjëra do të ndodhin jam shumë i sigurt. Ne kemi disa lojtarë që ndoshta duan të largohen dhe jam i sigurt se do të ndodhë, dhe një apo dy lojtarë do të bashkohen me ne nga klubet e tjera. Është periudhë e gjatë deri më 31 gusht dhe duhet të punojmë ende”, është shprehur Klopp për faqen zyrtare të klubit.

Këto fjalë i tha tekniku gjerman pas fitores në miqësoren ndaj Wiganit.

Kontrolloni gjithashtu

FIFA hesht rreth rrezikut të mbajtjes së botërorit në Katar

[ad_1] Pas shpërthimit të krizës diplomatike në Lindjen e Afërt, sytë e adhuruesve të sportit …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *