Klopp: Liverpooli s’do ta mbrojë titullin sezonin e ardhshëm, por do ta sulmojë

0
Gjigandi

Jurgen Klopp thotë se Liverpooli do ta sulmojë titullin në Premierligë sezonin e ardhshëm, në vend se ta mbrojë, dhe pret që Manchester City, Chelsea dhe Manchester Unitedi të jenë sfiduesit kryesorë të tij.

Liverpooli u kurorëzua kampion i Anglisë të enjten në mbrëmje, pasi rivali i tij më i afërt, Manchester City, u mposht nga Chelsea në Stamford Bridge, duke i dhënë pritjes së gjatë prej 30 vjetëve për titull në lige.

Të kuqtë do të udhëtojnë drejt Mançesterit për t’u përballur me City në Etihad të enjten dhe Klopp thotë se festimi i madh nuk do të ndikojë tek futbollistët e tij.

“Sa të jemi të përulur dhe lakmitar, do ta kemi një mundësi të mirë për të mbetur kundërshtar vërtet i papërshtatshëm”, tha Klopp.

“Kur je kundërshtar i papërshtatshëm, atëherë ke mundësi të mirë të fitosh. Dhe kur ke mundësi të fitosh, atëherë nganjëherë fiton”, shtoi ai.

RonaTyra

“Ne mund të tregojmë se nuk vrapojmë sepse na duhet, por sepse kemi dëshirë. Sezonin e ardhshëm, ju mund të shkruani lajme se ne jemi kampionë në fuqi apo çfarëdo, por prandaj unë them: ne nuk do të mbrojmë asgjë, ne do të sulmojmë”, nënvizoi ai.

I pyetur nëse City do të jetë rivali kryesor i Liverpooli në garë për titull edhe sezonin e ardhshëm, Klopp u përgjigj: “City do të jetë i fortë sezonin e ardhshëm, (Manchester) United do të jetë i fortë sezonin e ardhshëm dhe Chelsea do të jetë i fortë sezonin e ardhshëm. Është e qartë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu