Klopp i lutet fansave të Liverpool të festojnë në mënyrë ‘të sigurt e të civilizuar’

0
Gjigandi

Trajneri i kamionëve të sapo-shpallur të Premierligës angleze, Jurgen Klopp ka nxitur sot fansat e Liverpool të festojnë në mënyrë “të sigurtë”, pas grumbullimeve të mijëra prej tyre në qendër të qytetit për të shënuar titullin e parë të kampionatit pas 30 vjetësh.

Në një letër të hapur për të përditshmen qytetare Liverpool Echo, ai tha se vlerësonte mbështetjen “por nuk pelqej” skenat në zonën qendrore bregdetare ku turma njerëzish festonin në rrugë.
Policia vendase tha se disa dhjetra njerëz ishin plagosur në festimet qytetare në ndërtesën simbol të qytetit Liver Building, ku ishte ndezur një zjarr i vogël dhe kishte pasur disa konfrontime me policinë.
“Edhe unë jam njeri dhe pasioni juaj është dhe pasioni im por për momentin gjëja më e rëndësishme të evitojmë grumbullimet publike. Ne i detyrohemi këtë atyre që janë më të dobët në shoqërinë tonë, i detyrohemi punonjësve të shëndetësisë dhe policisë e autoriteteve që na kanë ndihmuar si klub”, shkruante Klopp.

Burimi: top-channel.tv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu