Klopp flet për Sanchon: I shkon e kuqja, ky është trajneri më i mirë në botë

0
Gjigandi

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dhënë një intervistë shumë të hapur për BILD. Ai foli pas fitimit të Premier League, por pavarësisht kësaj nuk mendon se është trajneri më i mirë në botë.

”Trajneri më i mirë i vitit? Nuk mund të bëj asgjë me atë titull. E di që së bashku me asistentët e mi ne formojmë një staf të mirë. Gjithsesi unë ende mendoj se Pep Gurdiola është trajneri më i mirë në botë”.

Nuk mund të mungonte një pyetje as për merkaton e sidomos për Jadon Sanchon. Tekniku ka ngacmuar duke thënë se i shkon e kuqja. ”Fanella e kuqe do t’i shkonte Jadonit. Por unë mendoj se një transferim i tillë nuk do të ndodhë në merkaton e verës. Ai është një lojtar i talentuar dhe interesant, por nëse kalon tek ne, unë do të isha më i suprizuari nga të gjithë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu