Klitschko flet për duelin e mundshëm JOSHUA – FURY

4

Ish-kampioni i botës në peshat e rënda Wladimir Klitschko beson se Anthony Joshua do ta fitojë duelin me Tyson Fury, në rast se dy britanikët do të përballeshin një ditë mes tyre.

Klitschko ka dueluar si ndaj Joshua ashtu dhe ndaj Fury, ka humbur ndaj të dyte dhe i di mjaft mirë aftësitë e dy rivalëve në ring. “Joshua e fiton duelin nëse i mban duart poshtë. Është një boksier më i kompletuar, i aftë teknikisht, ka peshën e duhur, fuqinë e nevojshme të një boksieri të peshave të rënda. Dhe mbi të gjitha është një sportist që dëgjon e mëson”, tha Klitschko.

Duke folur për Fury, ukrainasi shton: “Është boksier momental, që bëjnë bujë për një periudhë të shkurtër dhe në historinë e boksit ka shumë raste të tilla. Nuk është i disiplinuar për të patur vijueshmëri në karrierën e tij. Unë i uroj gjithë të mirat Tyson, por pa disiplinë nuk arrihet fitorja dhe ajo është më e rëndësishme se motivimi. Duke parë përvojën time, them se për Fury do të jetë shumë e vështirë të mund Joshua pa disiplinë pune”, tha Klitschko. Boksierët kanë kohë që kërkojnë një përballje mes tyre, me Fury që do të rikthehet në ring më 9 qershor pas më shumë se dy vitesh pushim.

You might also like
Comments