Klement Tinaj, fenomeni shqiptar me origjinë nga Malësia gati me videoklipin e ri

0
Gjigandi

 

Ai është një fenomen shqiptar me origjinë nga Malësia e Madhe i cili ka fituar 23 çmime si aktor në kinematografinë e huaj në Amerikë ku dhe jeton. Po flasim për Klement Tinaj i cili këtë herë ka gati videoklipin e tij më të ri me titull “Nana e Mërgintarit” ku do të publikohet me 1 Korrik 2020 dhe ku klipi është xhiruar në Hollivud, Kalifornia nga MindControl Entertainment.

Aktori i njohur dhe artisti shqiptar edhe më herët ka sjellë këngë dhe klipe ku janë pëlqyer mjaft përmendin në Shkurt të kaluar ai publikoi ” Vajzë Malsore” me muzikë nga Kreshnik Smajlaj dhe video nga Jaden Hwang- Mind!Control Entertainment apo tjetër projekt në Prill të këtij viti erdhi me “Shqipet me dy krena” në bashkëpunim me Luigj Tinaj.

Projekti më i ri muzikor ku tashmë është dhe paralajmëruar nga vetë ai pritet të lansohet në Youtube dhe të jetë një hit me një temë mjaft prekëse.BS

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu