Kjo është skuadra e parë që bie nga Premier League

0
Gjigandi

Norwich City edhe zyrtarisht nuk do të jetë pjesë e Premierligës nga edicioni i ardhshëm pas humbjes së 24-t këtë edicion.

Skuadra angleze pësoi humbje 0:4 në shtëpi nga West Hami së fundmi dhe tashmë e ka humbur statusin në Premierligë.

Vetë trajneri Daniel Farke e pranoi se skuadra e tij i ka gjasat e pakta për mbijetesë para ndeshjes, duke deklaruar:

“Edhe nëse i fitojmë katër ndeshjet e mbetura, unë do të thoja se 99 përqind nuk do të mbetemi në elitë”.

Parashikimi i trajnerit gjerman doli të jetë i saktë dhe kështu Norwich City pësoi humbje të rëndë nga “Çekanët”.

RonaTyra

Me vetëm tri ndeshje të mbetura deri në fund, Norwich City ka tubuar 21 pikë deri më tani këtë edicion.

Djelmoshat e Farke i kanë fituar vetëm pesë ndeshje këtë edicion, duke pësuar 63 gola.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu