Kim Kardashian u shëtit e vetmuar në plazh, pas pretendimeve për krizë në lidhjen e saj me Kanye West.
Kim Kardashian kohët e fundit zbuloi në Instagram se ajo ushtrohet para orës 7 të mëngjesit në shtëpi me trajneren e saj personale Melissa Alcantara edhe pse është e izoluar për shkak të COVID-19, shkruan DailyMail.
Puna e palodhur i ka treguar rezultatet, teksa ylli televiziv i “KUWK”, dukej më mirë se kurrë në imazhet e reja, ku u shfaq në bikini në një shtëpi plazhi në Malibu, të cilën e ka marrë me qira.
Gruaja e Kanye West, me të cilin ka katër fëmijë, North, Saint, Chicago dhe Psalm, tregoi linjat trupore në bikini.
Kjo është hera e parë prej një muaji që bukuroshja shihet jashtë shtëpisë.
Pas raportimeve se ajo dhe Kanye nuk i kanë raportet e mira këto ditë, ajo publikoi një foto të tij bashkë me fëmijët.
Derisa shumica e kanë tepruar me ëmbëlsira gjatë kësaj pandemia, Kim duket se i është përmbajtur dietës së saj, pasi ishte në top-formë.