Kim Kardashian heq mbiemrin West nga llogaritë e saj në rrjetet sociale pas divorcit

0
Kim Kardashian heq mbiemrin West nga llogaritë e saj në rrjetet sociale pas divorcit
Gjigandi

Kim Kardashian hoqi mbiemrin e saj të martesës, West, nga llogaritë e saj në rrjetet sociale të enjten (3 mars), vetëm një ditë pasi një gjykatës e deklaroi ligjërisht beqare në divorcin e saj nga Kanye West.

Një pjesë e peticionit të Kardashian përfshinte dëshirën për të ndryshuar emrin e saj nga Kim Kardashian West në Kim Kardashian, kështu që nuk është çudi që themeluesja e “Skims” e bëri atë zyrtare edhe në profilet e saj publike.

Por, edhe pse “West” është fshirë nga mediat sociale, ajo ende po promovon koleksionin e saj të parfumeve KKW në biografinë e saj.

Foto: Getty Images

RonaTyra

Kardashian, 41 vjeç, nuk ka folur publikisht për rezultatet e seancës dëgjimore apo ndonjë nga dramat e fundit të ish-bashkëshortit të saj.

Në fillim të kësaj jave, West u përball me reagime për videoklipin e tij të ri për “Eazy” në të cilin rrëmbeu dhe “varrosi të gjallë” një version të animuar të dashurit të saj, Pete Davidson.

As Davidson dhe as Kardashian nuk reaguan publikisht ndaj videos, por një mik i yllit të “Saturday Night Live” tha për PageSix se ishte “me të vërtetë e frikshme”.

Foto: Kim Kardashian/Instagram

“Kjo është, me të vërtetë, shumë e frikshme”, tha miku i aktorit, shkruan
“Pete nuk ka një profil social, kështu që shumicën e kohës ai as nuk e di se çfarë thonë apo bëjnë njerëzit”, tha tutje ai.

Por ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” u duk se bëri një deklaratë delikate për 28-vjeçaren kur “i pëlqeu” një postim në Twitter nga regjisori James Gunn që lavdëronte Davidson.

Kim më parë mbrojti yllin e “King of Staten Island” në një seri mesazhesh private me West, kur ai po e sulmonte atë në mediat sociale.

Foto: Getty Images

“Ju po krijoni një mjedis të rrezikshëm dhe të frikshëm dhe dikush do të lëndojë Pete dhe i gjithë ky do të jetë faji juaj”, thuhet se i shkroi Kardashian ikonës së hip-hop-it, të cilën ai e postoi më vonë në internet.

Ndërkohë, tashmë West ka nisur një histori të re dashurie me modelen, Chaney Jones. /

abc24.al/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu