Kim dhe Kanye nuk mjaftohen me një rezidencë, blejnë një tjetër shtëpi me pamje fantastike

0
Gjigandi

Kim Kardashian dhe Kanye West kanë blerë një tjetër shtëpi në zonën e Hidden Hills në Kaliforni. Çifti i njohur kanë marrë një shtëpi një katëshe, e cila është shumë modeste krahasuar me rezidencën 60 milionë dollarëshe në të cilën ata jetojnë aktualisht.

Shtëpia e re e Kim dhe Kanye kushton më pak se 3 milionë dollarë dhe ka vetëm 4 dhoma. Në pjesën e pasme të shtëpisë ka një pamje fantastike, pasi pas saj është e vendosur një pishinë e rrethuar me palma.

Shtëpia është e ndërtuar në vitin 1950 dhe që prej asaj kohe duket se nuk është bërë asnjë rregullim apo ndryshim në të. Në të ka dy pjesë, sepse përveç shtëpisë kryesore ekziston dhe një zonë me stalla për kuaj.

Rrotull shtëpisë ka disa rrugë për kalimin e kuajve, sepse e gjithë zona e Hidden Hills është e këtij lloj stili. Në këtë pjesë ka një shtëpi edhe Kylie Jenner, e cila ka kushtuar 12 milionë dollarë.

RonaTyra

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu